Protestat, Këshilli Ndërfetar: E ardhmja nuk ndërtohet mbi frikën e shkatërrimin! Apel për dialog, jo përplasje!
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë në një deklaratë u bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve për përgjegjësi, respekt të ligjit dhe dialog kombëtar, duke theksuar se protestat paqësore janë vlerë demokratike, ndërsa dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk mund të justifikohen. Sipas përfaqësuesve të komuniteteve fetare zyrtare në Shqipëri e ardhmja e këtij vendi nuk mund të ndërtohet përmes dhunës. ‘”Si përfaqësues të komuniteteve fetare zyrtare në Shqipëri, besojmë se paqja nuk nënkupton heshtje përballë padrejtësisë, drejtësia nuk mund të ndërtohet përmes dhunës dhe autoriteti nuk mund të ushtrohet pa përgjegjësi.”- thuhet në deklaratën e tyre. Deklaratë e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Apel për paqe, drejtësi, përgjegjësi dhe dialog kombëtar. Paqja është përgjegjësi e përbashkët. Drejtësia është detyrim. Respekti për njeriun është themeli që na bashkon. E...
Burimi:
javanews.al