Protestat e dhunshme në Tiranë/ 272 të lënduar në pesë ditë, mes tyre 169 efektivë policie
65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 17 tetor 2026, në kryeqytet. Sipas informacionit të Ministrisë së Shëndetësisë, mes të lënduarve janë 37 efektivë policie, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes tyre edhe një i mitur. Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë, bilanci i të lënduarve gjatë pesë ditëve të protestave ka arritur në 272 persona. Nga këta, 169 janë punonjës policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë. Shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë pasqyrojnë përmasat e pasojave shëndetësore të përplasjeve të regjistruara gjatë ditëve të protestave.
Burimi:
javanews.al