Protestat dhe përplasjet me gazetarët, Tabaku kërkon dëgjesë me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Duam transparencë!
Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut dhe Medias, Jorida Tabaku, denoncoi refuzimin e ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, dhe të drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, për t’u paraqitur në dëgjesa publike mbi sjelljen e policisë gjatë protestave. Në deklaratën për mediat, ajo akuzoi edhe deputetët socialistë të komisionit se kanë bllokuar përcjelljen e kërkesës për dëgjesë me drejtuesen e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Sipas Tabakut, kërkesa për thirrjen e ministrit të Brendshëm është depozituar në protokollin e Kuvendit prej më shumë se një muaji dhe është përballur me heshtje e refuzim. Ajo tha se edhe kërkesa e mëpasshme drejtuar Skënder Hitajt për të shpjeguar veprimet e policisë gjatë protestave studentore është refuzuar. Deputetja kërkoi përgjigje për mbi 1 000 persona...
Burimi:
javanews.al