Protesta vijon të ketë të lënduar, një efektiv policie dhe dy të mitur marrin ndihmë në Spitalin e Traumës
Protesta që po zhvillohet për të katërtën ditë radhazi në Tiranë është shoqëruar me persona të lënduar, të cilët janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës. Sipas përditësimit të orës 17:00, në spital është paraqitur një efektiv i Policisë së Shtetit, i cili ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe më pas është larguar. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe dy të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç. Njëri prej tyre është trajtuar dhe është larguar nga spitali, ndërsa i mituri tjetër vijon të jetë nën ekzaminim nga mjekët. Në Spitalin e Traumës janë paraqitur gjithashtu një protestues dhe një kalimtar. Sipas informacionit të bërë publik, gjendja shëndetësore e të dyve paraqitet e mirë. Të dhënat tregojnë se pasojat e protestës kanë prekur...
Burimi:
ntv.al