Protesta përshkallëzohet para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës (VIDEO)

Protesta përshkallëzohet para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës (VIDEO)

foto nga protesta ne kosove KOSOVË- Situata është tensionuar mbrëmjen e kësaj të hëne pranë Kuvendit të Kosovës ku policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve pas hedhjes së fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike në drejtim të godinës. Protesta gjatë ditës është shoqëruar me incidente ndërsa disa prej mjeteve piroteknike të hedhura nga protestuesit kanë shkaktuar dëmtime në xhamat e Kuvendit.     View this post on Instagram   Një tjetër incident është regjistruar më herët gjatë protestës, kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po largohej nga hapësirat e Kuvendit. Ndërkohë, një prej organizatorëve të protestës Çlirim Haziri ka deklaruar se deputetët nuk do të lejohen të largohen nga Kuvendi. Ai ka thënë se ata do të dalin prej godinës vetëm...