Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrës
Nga Artan Xhelo Prania e protestuesve të maskuar në tubimet e fundit në Tiranë rikthen një çështje që shkon përtej debatit politik: çfarë parashikon ligji shqiptar për pjesëmarrjen në protesta me identitet të fshehur? Protesta është një e drejtë kushtetuese, jo një privilegj që qeveria ua jep qytetarëve. Por ushtrimi i kësaj të drejte ka kufij të përcaktuar nga ligji. Njëri prej tyre lidhet pikërisht me fshehjen e identitetit gjatë tubimeve publike. Ligji nr. 8773, datë 23.4.2001, «Për tubimet», në nenin 19, përcakton shprehimisht: «Ndalohet pjesëmarrja në tubim me veshje të tilla ose përdorimi i sendeve të tjera me qëllim fshehjen e identitetit të personit.» Ligji shkon edhe më tej. Neni 24, shkronja «c», e klasifikon shkeljen e kësaj dispozite si kundërvajtje penale, të dënueshme...
Burimi:
javanews.al