Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon ministri Demo: Dhuna nuk justifikohet, por çdo veprim i Policisë duhet të jetë proporcional!
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka reaguar për protestën që po zhvillohet në kryeqytet që prej mesditës. Në një postim në rrjete sociale ndërsa ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ministri shprehet se dhuna ndaj njerëzve dhe institucioneve nuk mund të justifikohet. Fjala e plotë e Ervin Demos: “Sot, në Luksemburg, Shqipëria mori një tjetër vlerësim për përparimin e saj drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur përkohësisht një tjetër kapitull të negociatave. Ky përparim na ngarkon me përgjegjësi për të zbatuar standardet europiane edhe në mënyrën se si institucionet tona përballojnë kundërshtitë e cilitdo dhe mbrojnë të drejtat e qytetarëve. Ngjarjet e sotme përpara Ministrisë së Arsimit janë shqetësuese. Shpreh shqetësimin tim për çdo person të lënduar, qoftë student, qytetar,...
Burimi:
javanews.al