Protesta para Kuvendit/ 8 persona shoqërohen në komisariatin Nr. 1

Protesta para Kuvendit/ 8 persona shoqërohen në komisariatin Nr. 1

Tetë persona janë shoqëruar këtë të enjte në komisariatin Nr. 1 të Tiranës, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit. Gjatë protestës janë shënuar disa përplasje dhe shtyrje mes protestuesve, deputetëve demokratë dhe forcave të policisë. Sipas raportimeve, efektivët kanë përdorur spraj me piper gjatë përplasjeve. Incidente janë regjistruar edhe në anën tjetër të hyrjes së Parlamentit, pranë një qendre tregtare, ku protestuesit janë përplasur herë pas here me policinë dhe ndaj efektivëve janë hedhur mjete tymuese. Policia ka ndërhyrë për të menaxhuar situatën, ndërsa tetë personat e shoqëruar janë dërguar në komisariatin Nr. 1 për veprime të mëtejshme procedurale.