Protesta/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Protesta/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka përsëritur thirrjen për dialog konstruktiv me qëllim uljen e tensioneve në vend, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore dhe të standardeve demokratike. Në mesazhin e saj, OKB nënvizon se aktet e dhunës dhe shkatërrimi i pronës publike apo private janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike e paqësore. Një tjetër pikë e rëndësishme e apelit është mbrojtja e së drejtës për tubim paqësor dhe e lirisë së shtypit, të cilat cilësohen si të drejta themelore që duhet të respektohen dhe të garantohen. OKB thekson gjithashtu se veprimet e forcave të rendit duhet të jenë në përputhje me parimin e proporcionalitetit, ndërsa çdo person duhet të gëzojë garancitë për një proces...