”Protesta një mish-mash”, Rama: Populli flet me votë. Ulje e TVSH-së për 54 produkte, supertaksë prone për vilat
Kryeministri Edi Rama thotë se protestuesit nuk kanë autorizim të flasin në emër të popullit, pasi qytetarët sipas tij shprehen vetëm përmes votës. Në një videomesazh për shqiptarët në lidhje me trazirat e fundit në Tiranë nga revolta studentore dhe për buxhetin e vitit 2027, Rama e cilësoi protestën si një ”mish-mash” dhe kritikoi gjuhën e përdorur nga protestuesit, duke i akuzuar se nuk respektojnë standardet e komunikimit dhe dialogut. ”Ky mish-mash ka një devizë përbashkuese, ne jemi populli, ne s’e durojmë dot më këtë sistem, s’e duam më këtë qeveri, s’e pranojmë më këtë kryeministër. Jep dorëheqjen, bindju popullit! Ky mish-mash s’ka asnjë lidhje me popullin dhe asnjë autorizim për të folur në emër të popullit, sepse populli flet vet me votën e tij....
Burimi:
kohajone.com