Protesta në Tiranë, të lënduarit marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës

Protesta në Tiranë, të lënduarit marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës

spitali i traumes TIRANË- Përplasjet gjatë protestës në Tiranë kanë vijuar të shoqërohen me paraqitjen e qytetarëve në spitalet e kryeqytetit. Sipas të dhënave të përditësuara deri në orën 20:30, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në QSUT kanë marrë ndihmë mjekësore protestues, efektivë policie, punonjës të medias dhe kalimtarë. Në Spitalin e Traumës katër protestues po trajtohen dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy kalimtarë janë shtruar gjithashtu në këtë spital, ndërsa gjashtë efektivë policie dhe dy punonjës të medias janë larguar pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë në QSUT po trajtohet një kalimtar, punonjës i trupit diplomatik. Katër protestues të tjerë janë mjekuar dhe janë larguar nga spitali. Mes personave të lënduar raportohet edhe një gazetar, i cili ka marrë goditje në...