Protesta në Tiranë, Policia: Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që dhunoi protestuesin, hetim për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit

Protesta në Tiranë, Policia: Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që dhunoi protestuesin, hetim për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit

pamje nga incidenti-efektivi i pezulluar nga puna pasi dhunoi qytetarin TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar dhe ka nisur hetimet lidhur me incidentet e regjistruara gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e incidenteve mbetën të plagosur pesë punonjës policie dhe u dëmtua në sy 28-vjeçari Erjon Vishkulli. Për këtë të fundit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka urdhëruar hetimin e plotë dhe të paanshëm të ngjarjes, ndërsa po për këtë rast, kanë nisur hetimet edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria. Një tjetër rast i bërë publik lidhet me pamjet e shpërndara me shpejtësi në rrjetet sociale, ku një efektiv i Forcës së Posaçme “Shqiponja” shfaqet duke goditur me shkop gome një protestues të shtrirë...