Protesta në Tiranë, një person dërgohet pa ndjenja te Trauma me dëmtime në sy, dyshohet për plumb gome

Protesta në Tiranë, një person dërgohet pa ndjenja te Trauma me dëmtime në sy, dyshohet për plumb gome

foto TIRANË- Një person është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës pas një incidenti të regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:15 kur një automjet i një televizioni ka dërguar në spital personin e dëmtuar në zonën e syrit. Sipas informacioneve paraprak ai është transportuar pa ndjenja dhe me gjakderdhje të konsiderueshme në pjesën e syrit. Dyshohet se dëmtimi mund të jetë shkaktuar nga një plumb gome, por shkaku i saktë nuk është konfirmuar ende dhe pritet të verifikohet./ZËRI