Protesta në Tiranë, mbi 80 persona të shoqëruar nga Policia pas kaosit, dhunës dhe shkatërrimeve!
Mbi 80 protestues janë shoqëruar nga policia pas protestës së dhunshme të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në kryeqytet. Sipas të dhënave paraprake, shoqërimet janë kryer pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimit. Të paktën 89 persona kanë marrë kujdes shëndetësor pas protestës së djeshme në kryeqytet, mes tyre 61 efektivë policie dhe 18 protestues në Spitalin Universitar të Traumës, si dhe 10 pacientë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas informacionit të bërë publik nga strukturat shëndetësore, në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të jenë të shtruar 4 efektivë policie dhe 2 protestues, të cilët do të qëndrojnë nën kujdesin e ekipit mjekësor.
Burimi:
javanews.al