Protesta mbi 10 orë në Tiranë, dy protestues dhe tre policë në spital
Dy protestues dhe tre efektivë policie po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës, pasi kanë mbetur të lënduar gjatë protestës në Tiranë, e cila ka vijuar për më shumë se 10 orë. Sipas përditësimit të publikuar në orën 20:05 nga Spitali Universitar i Traumës, dy protestuesit ndodhen ende në spital. Ata janë të vetëdijshëm dhe paraqiten me gjendje shëndetësore stabël. Ndërkohë, sipas të njëjtit informacion, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ka aktualisht persona të lënduar që po marrin trajtim. Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin mjekim edhe tre efektivë policie, të cilët janë lënduar gjatë përplasjeve të regjistruara në protestë.
Burimi:
ntv.al