Protesta mbërrin te Kombëtarja, tifozët shpalosin parulla në stadium: Shqipëria nuk shitet!

Protesta mbërrin te Kombëtarja, tifozët shpalosin parulla në stadium: Shqipëria nuk shitet!

Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar, në duelin mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, nuk munguan mesazhet në mbështetje të protestës që po zhvillohet prej kohësh në Tiranë. Në sektorin ku ishin vendosur tifozët e grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, përveç flamujve të UÇK-së, u shpalos edhe një baner me mbishkrimin “Shqipëria nuk shitet”. Baneri u shoqërua me simbole flamingoje, të cilat janë kthyer në një prej simboleve të protestës kombëtare që po zhvillohet në rrugët e Tiranës.