Protesta e studentëve/ Policia bën bilancin e reprezaljeve: 55 të arrestuar, 98 të proceduar, shumica adoleshentë

Protesta e studentëve/ Policia bën bilancin e reprezaljeve: 55 të arrestuar, 98 të proceduar, shumica adoleshentë

55 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 98 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar më 14 tetor në Tiranë. Sipas Policisë, gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit dhe më pas në disa akse të kryeqytetit, protestuesit kanë dëmtuar institucione shtetërore, biznese private dhe pronë publike, ndërsa 51 punonjës policie janë dëmtuar. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë protestës disa pjesëmarrës të maskuar kanë hedhur gurë, pllaka guri, sende të forta metalike, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të efektivëve, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private. Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar kangjellat, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe tabelat e reklamave, semaforët dhe sinjalistika rrugore. Dëmtime janë raportuar edhe në godina institucionesh shtetërore,...