Protesta e studentëve, kryeministri Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të GP të Partisë Socialiste…
Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e planifikuar të zhvillohej këtë të mërkurë në Pallatin e Brigadave është anuluar.Takimi ishte thirrur nga kryeministri Edi Rama në orën 12:00 dhe pritej të mblidhte deputetët socialistë dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Sipas axhendës në fokus të diskutimeve do të ishin dy çështje “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Albania”.Anulimi i mbledhjes vjen një ditë pas protestës së dhunshme nëpër Tiranë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com