Protesta e dhunshme në Tiranë, ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Shmangni demonstratat
FOTO TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin protestën që po zhvillohet në kryeqytet pasi situata është përshkallëzuar në akte dhune. Në njoftimin e saj, ambasada paralajmëron se hedhja e gurëve mund të sjellë përhapjen e protestës edhe në rrugët përreth dhe pranë godinave qeveritare. Për këtë arsye pritet prani e shtuar e forcave të Policisë, ndërprerje të qarkullimit, devijime të trafikut dhe bllokime rrugësh. Ambasada u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes, të ndjekin zhvillimet përmes mediave lokale dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve vendore. Ajo këshillon gjithashtu që të shmangen demonstratat dhe të mbahet një plan për t'u larguar në rast rreziku. Njoftimi Një protestë në Rrugën e Durrësit, pranë Sheshit Skënderbej, është aktualisht në zhvillim dhe...
Burimi:
zeri.ai