Protesta e 31 tetorit/ Policia: 6 në pranga, 2 në kërkim, gjenden bomba molotov (EMRAT)
TIRANË-Gjashtë persona janë arrestuar mes tyre dy të mitur, pas protestës së studentëve të mbajtur një ditë më parë (31 tetor). Policia njofton se protestuesit kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike. Në pranga ranë 26-vjeçari Andi Shtepani, 18-vjeçari Leonardo Kola, 38-vjeçari Frenkli Çullhaj dhe 35-vjeçari Kevin Radosevich, shtetas i huaj, si dhe dy të mitur. Ndërkohë lidhur me aktet e dhunës, blutë njoftojnë se janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët...
Burimi:
zeri.ai