Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Ka nisur protesta qytetare kundër qeverisë në Tiranë. Pas organizimit në sheshin Skënderbej, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë. Qytetarët që mbajnë të pandryshuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e 133-të vjen pas më shumë se katër muajsh qëndrese, ndërsa organizatorët deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Burimi:
gijotina.com