Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim

Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë tubimit protestuesit kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike. Gjithashtu, raportohet se është bllokuar qarkullimi i automjeteve dhe janë djegur kazanë mbeturinash. Në pranga kanë rënë A. Sh., 26 vjeç, L. K., 18 vjeç, F. Ç., 38 vjeç, K. R., 35 vjeç, shtetas i huaj, si dhe dy shtetas të mitur. Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar bomba molotov në posedim të dy prej të arrestuarve, konkretisht L. K. dhe A. Sh. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për një sërë veprash penale, mes të cilave “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime...