Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat
Kryeministri Rama ka vënë sërish ftesat tek guri para zyrës së tij. Por, pavarësisht ftesës së përsëritur të kreut të qeverisë, studentët kanë zgjedhur të mos e pranojnë dialogun, duke mbajtur qëndrimin e tyre kundërshtues. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar sërish imazhin e gurit të vendosur para Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur disa “ftesa” për dialog. Por studentët dhe rinia kanë refuzuar kategorikisht këtë opsion, duke e bërë të qartë se kërkesa e tyre është e panegociueshme, dorëheqja e Edi Ramës.
Burimi:
syri.net