Promovimi i Euro U-17 në Tiranë, Presidenti Duka: Shijojeni Europianin në Shqipëri & mbështesni Kombëtaren tonë

Promovimi i Euro U-17 në Tiranë, Presidenti Duka: Shijojeni Europianin në Shqipëri & mbështesni Kombëtaren tonë

Federata e Futbollit organizoi pasditen e të mërkurës eventin e radhës promovues në kuadër të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe mblodhi së bashku dashamirës të futbollit, qytetarë të Tiranës, vullnetarë të angazhuar dhe fëmijë nga ekipet e moshave, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe elektrizuese për këtë ngjarje të rëndësishme që i jep Shqipërisë një rol qendror në arenën ndërkombëtare të futbollit për të rinj. Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ambasadorja e Kampionatit Europian U-17, Valbona Selimllari,...
Burimi: Sportekspres.com