Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!
Prokuroria e Lartë Publike në Munih konfirmoi se në Gjermani ishte zhvilluar procedurë penale kundër një të mituri, i dyshuar për kryerjen e një sulmi terrorist ndaj Ambasadës së Izraelit në Beograd. Gjatë këtij sulmi, një pjesëtar i Xhandarmërisë serbe, që e ruante ndërtesën, e vrau sulmuesin. Siç thuhet në përgjigjen më 30 tetor dhënë për REL-in, Gjykata e Qarkut në Munih, në qershor të vitit 2026, lëshoi fletarrestim për një shtetas 17-vjeçar të Serbisë, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, ndër të cilat edhe “dhënia e udhëzimeve për kryerjen e një vepre penale terroriste”, si dhe për përhapjen dhe përdorimin publik të simboleve të organizatës ekstremiste, Shteti Islamik. “Ai dyshohej se ka vëzhguar sheshin Sankt-Jakobs-Platz në Munih dhe është përpjekur të sigurojë...
Burimi:
javanews.al