Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Prokuroria dërgon në gjyq ish-presidentin dhe zv.presidenten e Urdhrit të Stomatologut, ja akuzat ndaj tyre
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda dhe zv.presidenten me iniciale A.G., të cilët akuzohen për ‘Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën’, ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës’. Sipas organit të akuzës, denoncimi ndaj Nikoll Dedës është bërë nga shtetati me iniciale A.G., se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit për përfitime personale. Nikoll Deda në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve, sipas Prokurorisë, lejoi punësimin pa kriter të familjarëve të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016. Pavarësisht se u mor i pandehur, ai akuzohet se ndërmori veprime aktive në shpërdorim të detyrës...