Projektligji për sponsorizimet, zbritje tatimore deri në 30% për Kulturën dhe Sportin! Lehtësi fiskale për sponsorët
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet miratoi në parim projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, nismë e socialistëve Taulant Balla. Dy deputetët e apasionuar pas futbollit dhe të njohur për mbështetjen e ekipit të Partizanit, e shohin këtë projektligj si mundësi për mbështetje të drejtpërdrejtë të sportistëve. Projektligji parashikon një mekanizëm lehtësues për subjektet që sponsorizojnë aktivitete në kulturë, art dhe sport, duke u mundësuar njohjen si zbritje të një vlere deri në 30% të tatimit mbi fitimin të paguar në vitin paraardhës. Kjo lehtësi rregullohet me një kufi maksimal prej 30 milionë lekësh në vit për çdo sponsor dhe me një tavan kombëtar prej 2 miliardë lekësh në vit, njoftoi ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Nga ana tjetër, Braçe theksoi...
Burimi:
javanews.al