Projektbuxheti 2027, 2.08 miliardë lekë për trashëgiminë dhe muzetë në Shqipëri
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit në Shqipëri ka prezantuar Projektbuxhetin për vitin 2027 në Komisionin Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, me një buxhet të përgjithshëm prej 7.65 miliardë lekësh, apo 3.5 për qind më shumë krahasuar me vitin 2026. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka prezantuar ndarjen buxhetore dhe prioritetet për sektorët që mbulon ministria. Sipas të dhënave të prezantuara nga ministri, një nga rritjet më të mëdha i takon trashëgimisë kulturore dhe muzeve, për të cilat janë paraparë 2.08 miliardë lekë, me një rritje prej 80 për qind, e cilësuar si buxheti më i lartë historik për këtë sektor. Në këtë kuadër, parashihen investime në 10...
Burimi:
kultplus.com