Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD-së për mocion me debat! Ja pikat e tjera të diskutimit

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD-së për mocion me debat! Ja pikat e tjera të diskutimit

Konferenca e Kryetarëve në Kuvend do të diskutojë sot, kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat parlamentar mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026. Kontrolli parlamentar mbi qeverinë është dobësuar dhe roli i opozitës në Kuvend është kufizuar, pretendon opozita. Ndër gjetjet e raportit që PD evidenton janë 6 kërkesa të refuzuara për ngritjen e komisioneve hetimore, 11 të tjera për interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe 4 projektligje që presin shqyrtimin. Në letër, ngrihet edhe çështja e votës së mazhorancës kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Mazhoranca dhe opozita e kanë lexuar në mënyrë të ndryshme progres raportin e KE. Kryeministri Rama e ka cilësuar si më të mirin në...