Profesori Lush Susaj: Territorialja do të shpopullojë vendin! Nuk lodhemi, në shesh deri në largimin e tiranisë
Profesori Lush Susaj iu bashkua edhe sot protestës së opozitës para Kryeministrisë, e cila po zhvillohet prej 132 ditësh. Ai kundërshtoi reformën e re territoriale, të miratuar nga mazhoranca në Kuvend, duke paralajmëruar se, sipas tij, ajo do të sjellë varfëri dhe shpopullim. Në fjalën e tij, Susaj u shpreh se protesta nuk do të ndalet deri në largimin e qeverisë, ndërsa kritikoi edhe heshtjen e punonjësve të arsimit përballë zhvillimeve në vend. Profesori theksoi se çështjet që lidhen me bashkitë dhe pushtetin vendor nuk duhet të trajtohen si çështje partiake, por si probleme që prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe komunitetet. Ai deklaroi se protestuesit nuk janë lodhur dhe as dobësuar, pavarësisht kohëzgjatjes së protestës. “Kjo protestë nuk shuhet pa larguar tiraninë. Më dhemb ajo që...
Burimi:
gijotina.com