Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës së Melonit, kryeministrja: Gjest impulsiv prej budallai

Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës së Melonit, kryeministrja: Gjest impulsiv prej budallai

Autori i një mesazhi kërcënues ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni është identifikuar si Stefano Addeo, 65 vjeç, profesor i gjuhës gjermane nga provinca e Napolit, në Rajonin e Campanias. Addeo shkroi në rrjete sociale një koment tronditës, duke i uruar vajzës së vogël të Melonit “të njëjtin fat si Martina Carbonaro”, një vajzë minorene nga Afragola që u vra brutalisht në një rast feminicidi. Komenti u denoncua menjëherë nga partia e Melonit, Fratelli d’Italia, e cila e cilësoi deklaratën si “të frikshme dhe të papranueshme”. Në një intervistë për median lokale në Romë, Addeo kërkoi falje...
Burimi: Javanews.al