Proda në Arabinë Saudite: Forcohet partneriteti mes policisë shqiptare dhe asaj saudite në luftën kundër krimit dhe…

Proda në Arabinë Saudite: Forcohet partneriteti mes policisë shqiptare dhe asaj saudite në luftën kundër krimit dhe…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, me ftesë të homologut të tij, Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Publike, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami. Gjatë takimit, dy drejtuesit theksuan rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy policive, duke theksuar fushat me interes të përbashkët si lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimeve ekonomike dhe kibernetike. “Policia e Shtetit shqiptar ka prioritet forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese. Jemi të vendosur të luftojmë së bashku krimet që tashmë janë globale,” deklaroi Proda. Ai vlerësoi eksperiencën saudite...