Procesi “Maradona”, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve. Vazhdon beteja ligjore

Procesi “Maradona”, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve. Vazhdon beteja ligjore

Gati pesë vite pas ndarjes nga jeta të Diego Armando Maradonës, procesi gjyqësor lidhur me vdekjen e tij është ende në zhvillim. Gjykata e re argjentinase, e ngarkuar për të gjykuar faktet që ndodhën në nëntor të vitit 2020, ka rrëzuar të mërkurën kërkesën për përjashtimin e dy gjyqtarëve, të paraqitur nga mbrojtja e mjekut personal të Maradonës, Leopoldo Luque. Sipas avokatëve mbrojtës, gjyqtarët në fjalë nuk do të ishin të paanshëm, duke ngritur dyshime për “frikë të bazuar të njëanshmërisë”. Megjithatë, gjykata e hodhi poshtë këtë kërkesë, duke e cilësuar si “nismë thjesht për të vonuar procesin, e bazuar në opinione personale, hamendësime dhe supozime pa asnjë bazë ligjore”. Mbrojtja ka njoftuar se do ta ankimojë vendimin. Luque është një nga shtatë punonjësit e...