Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Problemet në Belgjikë, Hamilton: Hera e parë që më ndodh
Fundjava në Belgjikë nisi me malore për Luis Hamiltonin, i cili doli jashtë në Q1 në kualifikueset për Sprintin. I zhgënjyer, piloti i Ferrarit shpjegoi shkurtimisht se çfarë ndodhi: “Pata një problem dhe u rrotullova pasi rrota e pasme u bllokua. Mendoj se është hera e parë që më ndodh diçka e tillë në karrierën time”. Në Spa, Ferrari solli në pistë pezullimin e ri të pasmë, një modifikim i mbështetur nga vetë britaniku, por ai nuk mundi të gjykonte efektin: “Nuk e vlerësoj shumë, nuk kam ndjesi pozitive. Nesër (sot) është një ditë tjetër dhe do të përpiqemi të...