Pritë e organizuar dhe dhunim në grup, Jozi merret në pyetje për Edin dhe lihet i lirë
Showbiz E Shtunë, 5 Shtator 2026 12:09 Një konflikt i nisur në rrjetet sociale përfundoi në një pritë të organizuar pranë mbikalimit të Rinasit, ku Eduard Kuçi u rrethua dhe u dhunua nga Jozefin Marku dhe disa persona të tjerë. Pamjet tregojnë se Kuçit iu ndalua makina nga persona që përdornin një tabelë “Stop Policia”. Pasi zbriti nga automjeti, ai u rrethua, u mbajt mbi kofanon e një makine, u godit dhe u detyrua të kërkonte falje. Në video shfaqen edhe veprime poshtëruese me natyrë seksuale. Kuçi e denoncoi ngjarjen si një pritë të organizuar, ndërsa Marku pretendoi se gjithçka ishte “aktrim”. Megjithatë, rasti ka vënë në lëvizje autoritetet në Shqipëri dhe Kosovë. Prokuroria e Pejës ka hapur një rast penal për “lëndim të lehtë...
Burimi:
kohajone.com