Prezantohet ”Prix Pascal”, çmimi letrar për veprat e shkruara me Inteligjencë Artificiale

Prezantohet ”Prix Pascal”, çmimi letrar për veprat e shkruara me Inteligjencë Artificiale

Franca ka prezantuar një çmim të ri letrar, të quajtur “Prix Pascal”, i cili synon të vlerësojë veprat letrare të krijuara me ndihmën e Inteligjencës Artificiale (IA). Nisma vjen në një kohë kur përdorimi i kësaj teknologjie në letërsi po nxit debate mbi autorësinë, origjinalitetin dhe kufijtë e krijimtarisë njerëzore. Konkursi është i hapur për të gjithë, pavarësisht përvojës letrare apo shtetësisë. Kushti kryesor është që veprat të jenë të pabotuara dhe të shkruara në gjuhën frënge, ndërsa dorëzimi i tyre mund të bëhet deri në fund të nëntorit. Çmimi mban emrin e Blaise Pascalit (1623–1662), matematikanit, fizikanit, filozofit dhe teologut francez, i njohur për veprën “Pensées” (“Mendime”) dhe për kontributin e tij në zhvillimin e makinave mekanike llogaritëse. Organizatorët e konkursit e paraqesin Pascalin...