Prezantohet drejtori i ri i Doganave, Malaj: Prioritet modernizimi dhe integrimi europian
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot para stafit të administratës doganore Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Fation Shehu, duke i uruar suksese në drejtimin e institucionit. Gjatë takimit, ministri Malaj vlerësoi rëndësinë e rolit të administratës doganore në mbështetjen e ekonomisë dhe lehtësimin e aktivitetit të biznesit, ndërsa nënvizoi nevojën për vijimin e reformave që synojnë rritjen e efikasitetit dhe modernizimin e shërbimeve. Në ceremoninë e prezantimit ishte i pranishëm edhe drejtori aktual i Doganave, Besmir Beja, për të cilin ministri shprehu mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së drejtimit të institucionit. “Një falënderim për Besmir Bejën për punën dhe përkushtimin e treguar në krye të administratës doganore. Jam i bindur se eksperienca e krijuar do të shërbejë më...
Burimi:
javanews.al