Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Prezantohet Allegri: Te Milan duhet dhënë gjithnjë maksimumi, ky është objektivi kryesor i klubit
Në mjediset e Casa Milan është kryer sot prezantimi i Massimiliano Allegri, që rikthehet si trajner i kuqezinjve: “Jam i lumtur që jam këtu. Le ta fillojmë këtë aventurë dhe të përpiqemi të marrim pak kënaqësi“. “Ne filluam menjëherë të punojmë me drejtorin sportiv dhe me të gjithë klubin. Për të marrë rezultate duhet të jesh një bllok i vetëm, duhet të lëvizësh të gjithë në të njëjtin drejtim me profesionalizëm. Një domosdoshmëri për një klub si Milan”, tha Allegri. “Këtë mëngjes ishte seanca e parë stërvitore, fillon një aventurë fantastike. Jam shumë i lumtur dhe kam entuziazëm të madh....