Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Prezantimi te “Djajtë e kuq”, Cunha i emocionon të gjithë: “Kur shkoja te gjyshja në Brazil…”
👁9846
12 Qershor 2025 18:22 Telesport Manchester United sot prezantoi përforcimin e pritur prej javësh, Matheus Cunha. Sulmuesi u transferua me shumë bujë nga Wolverhampton Wanderers. Braziliani ishte një nga më të mirët e sezonit të kaluar në Premier League dhe është transferuar në “Old Trafford” për 75 milionë euro. Cunha sot firmosi dhe u prezantua me “Djajtë e kuq”. Fjalët e tij të para ishin emocionuese: “Është e vështirë të përshkruaj me fjalë emocionet që kam. Që në vogëli, në Brazil, shkonim në shtëpinë e gjyshes për të parë ndeshjet e Premier League. Unë mbështesja United dhe ëndërroja të vishja...