Prezantim arkeologjik në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës
10 September, 2026 - 18:15 Në amfiteatrin e Biblioteka Kombëtare e Kosovës u zhvillua sot, më 10 shtator, prezantimi me temë “Presentation of Highlights from the Collection of the Archaeological Museum of Thessaloniki”. Aktiviteti u organizua nën kujdesin e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë dhe solli në vëmendje disa prej pjesëve më të rëndësishme të koleksionit të Archaeological Museum of Thessaloniki. Ligjëratën e mbajti Dr. Styliana Galiniki, ushtruese e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Muzeut Arkeologjik të Selanikut, e cila prezantoi për të pranishmit objekte dhe dëshmi me rëndësi nga trashëgimia arkeologjike që ruhet në këtë muze. Në hapje të aktivitetit përshëndeti Ambasadorja Heleni Vakali, Shefe e Zyrës së Ndërlidhjes së Greqisë në Kosovë, ndërsa aktivitetin e përshëndeti edhe Zana Rama, ushtruese e detyrës së Drejtorit të Institutit Arkeologjik të Kosovës. Prezantimi ishte një mundësi për publikun dhe studiuesit kosovarë që të njihen më nga afër me një pjesë të trashëgimisë së pasur arkeologjike të Selanikut dhe me koleksionet e një prej muzeve të rëndësishme arkeologjike të Greqisë./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com