Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon
Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur zyrtarisht hapat e përbashkët për përgatitjen e kandidaturës së zonës së Prespës për përfshirje në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Nisma u konfirmua nga ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas një takimi të zhvilluar në bashkinë e Prespës në Greqi me homologët e tij rajonalë. Në fjalën e tij, ministri Gonxhja theksoi rëndësinë e këtij takimi duke theksuar se “jemi sot në bashkinë e Prespës në Greqi, së bashku me homologët Mendoni nga Greqia, ministre e Kulturës, Sulejmani nga Maqedonia e Veriut, ministër i Kulturës dhe Turizmit, për të nisur një proces të përbashkët: përgatitjen e kandidaturës së këtij rajoni për përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.” Sipas tij, ky rajon...
Burimi:
javanews.al