Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Presidentja Vjosa Osmani vizitë shtetërore në Zvicër
👁10037
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur këtë javë një vizitë shtetërore në Konfederatën Helvetike, me ftesë të presidentes zvicerane Karin Keller-Sutter. Kjo shënon vizitën e parë zyrtare të këtij niveli nga një president i Republikës së Kosovës në Zvicër – një moment historik në marrëdhëniet dypalëshe.Ceremonia zyrtare e pritjes u mbajt në sheshin qendror Bundesplatz në Bernë, ku Osmani u prit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Atmosfera formale u shoqërua me shprehje të qarta mirëkuptimi dhe respekti reciprok mes dy lidereve. Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani falënderoi homologen zvicerane për mikpritjen dhe nderimin, duke...