Presidentja Shiroka Pula vlerëson kontributin e akademik Hivzi Islamit në shkencën shqiptare

Presidentja Shiroka Pula vlerëson kontributin e akademik Hivzi Islamit në shkencën shqiptare

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në promovimin e dy veprave shkencore të akademik Hivzi Islamit, organizuar me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij, duke vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në studimin e popullsisë dhe zhvillimin e shkencës në Kosovë. Gjatë ceremonisë, Shiroka Pula theksoi se ky jubile përfaqëson më shumë sesa promovimin e dy librave, pasi shënon një jetë të përkushtuar ndaj dijes, arsimit universitar, zhvillimit institucional dhe shkencës shqiptare. Ajo e cilësoi akademik Hivzi Islamin si një personalitet të rëndësishëm të shkencës, i cili ka lënë gjurmë jo vetëm përmes veprave të tij, por edhe në zhvillimin e institucioneve shkencore dhe përgatitjen e brezave të rinj të studiuesve. Presidentja vlerësoi veçanërisht rolin e tij në institucionalizimin e demografisë si...