Presidentja Shiroka Pula viziton Muzeun Etnografik të Budapestit, aty ruhet edhe koleksioni shqiptar

Presidentja Shiroka Pula viziton Muzeun Etnografik të Budapestit, aty ruhet edhe koleksioni shqiptar

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, gjatë qëndrimit zyrtar në Hungari, ka vizituar Muzeun Etnografik të Budapestit, një nga institucionet e rëndësishme të Evropës për ruajtjen dhe studimin e trashëgimisë kulturore. Gjatë vizitës në ndërtesën e re të muzeut, të hapur në vitin 2022, presidentja u njoh me koleksionet e pasura dhe punën që bëhet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. I themeluar më 1872, muzeu ruan mbi 235 mijë objekte etnografike që dokumentojnë kulturën tradicionale hungareze dhe atë të popujve të ndryshëm të botës. Një rëndësi të veçantë për trashëgiminë shqiptare ka koleksioni i Paolo Lazzës (Palokë Laca), i cili ruhet në këtë institucion. Ky koleksion përbën një dëshmi të rëndësishme të traditave, artizanateve dhe mjeshtërive shqiptare, duke ofruar mundësi për njohjen dhe studimin e...