Presidentja Shiroka Pula takon ministrin zviceran Ignazio Cassis, diskutojnë thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidentja Shiroka Pula takon ministrin zviceran Ignazio Cassis, diskutojnë thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili njëkohësisht ushtron detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke falënderuar ministrin Cassis për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit zviceran ndaj Kosovës. Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të investimeve zvicerane në Kosovë. Presidentja vlerësoi bilancin tregtar ndërmjet dy vendeve, por nënvizoi se ekziston potencial për zgjerimin e mëtejmë të tij, përmes mundësive që ofron Asociacioni Evropian i Tregtisë së Lirë (EFTA). Një tjetër temë e diskutimit ishte mbështetja e Zvicrës për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës...