Presidentja Shiroka Pula merr urim nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një mesazh urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, me rastin e zgjedhjes së saj në detyrë. Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III, së bashku me bashkëshorten, i përcolli Presidentes Shiroka Pula urimet e sinqerta, duke theksuar miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, të mbështetur në vlera të përbashkëta dhe të forcuar prej vitesh nëpërmjet partneritetit. Mbreti rikujtoi vizitën e tij të parë në Kosovë në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe vizitën e vitit 2016, kur së bashku me bashkëshorten vizitoi një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të Presidentes Shiroka Pula në Prizren. Në mesazh, ai theksoi se Mbretëria e...
Burimi:
kultplus.com