Presidentja Shiroka Pula: Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur

Presidentja Shiroka Pula: Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur

Reagimi i Presidentes Shiroka Pula për vrasjen në Vitomiricë të Pejës Jam thellësisht e tronditur nga vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, rrethanat e së cilës kërkojnë hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm. Kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë me përparësi jo vetëm rrethanat e vrasjes dhe përgjegjësinë penale të personave të dyshuar, por edhe trajtimin e kërkesave të viktimës dhe veprimet e secilit institucion që kishte detyrimin ligjor ta mbronte. Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj. Çdo sinjal për rrezik, çdo kërkesë për ndihmë dhe çdo ankesë ndaj mosveprimit institucional duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal. Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së qytetarëve është detyrim i panegociueshëm i...