Presidentja në detyrë Albulena Haxhiu nderon ekipin e xhudos pas suksesit në Taranto 2026

Presidentja në detyrë Albulena Haxhiu nderon ekipin e xhudos pas suksesit në Taranto 2026

1 September, 2026 - 21:36 Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Kryemjeshtrin e xhudos Driton Kuka, trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku, si dhe ekipin medalist të Kosovës nga Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, përcjell KultPlus. Takimi u zhvillua në shenjë vlerësimi për rezultatet e arritura nga xhudistët dhe xhudistet kosovare në një prej ngjarjeve të rëndësishme sportive ndërkombëtare. Në vijim, KultPlus ju sjell njoftimin e Presidencës së Kosovës: Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, priti në takim Kryemjeshtrin Driton Kuka, trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku, si dhe ekipin medalist të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026. Gjatë takimit, Presidentja shprehu vlerësimin e saj për kontributin dhe rezultatet e xhudisteve dhe xhudistëve tanë në arenën ndërkombëtare,...