Presidentja e Kosovës, Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja e Kosovës, Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Kosova E Enjte, 8 Tetor 2026 15:37 Me marrjen e detyrës, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi. Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, i sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave. Në Prekaz, presidentja nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari. “Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha ajo. Gjatë homazheve te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më...