Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Presidenti Begaj uron Kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz për marrjen e detyrës
👁10591
Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Kancelarin Friedrich Merz, për marrjen e detyrës në krye të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë. Në mesazhin e tij të urimit, Kreu i Shtetit, vlerësoi vëmendjen e vazhdueshme që Gjermania mike i ka kushtuar Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndër vite. “Për Shqipërinë dhe shqiptarët, Gjermania është vendi mik dhe mbështetës i përhershëm në rrugëtimin tonë evropian”, shkruan Presidenti Begaj në platformën X. Në vijim të mesazhit, Presidenti i Republikës, shprehu besimin se nën drejtimin e Kancelarit Merz, marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetja gjermane për Shqipërinë do të forcohen edhe më tej.